Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Messi meriton mundësinë e dytë”, Xavi për Barçën e re: Mendoj skemën 3-4-3

Shkruar nga NEWSPORT
“Messi meriton mundësinë e dytë”, Xavi për

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandes ka folur për mediet në Spanjë lidhur me seoznin e ri të katalanasve. Skuadra e tij është përforcuar së tepërmi në merkato, ndërsa Xavi kërkon që të ndryshojë skemën në 3-4-3, gjë që e mendon seriozisht për garën në La Liga. Veç kësaj teme, Xavi ka cekur edhe rikthimin e Messit te Barcelona vitin që vjen.

"Kontributi i Pique dihet, por të gjithë nisemi nga zero dhe në fushë do të luajë kush ta meritojë. Kemi bërë shumë përforcime, por presim ende të tjera, pasi duam të kemi nga dy lojtarë për çdo rol. Krahas skemës tonë karakteristike, po mendoj edhe aplikimin e rreshtimit 3-4-3, që e kemi provuar disa herë sezonin e kaluar dhe mendoj se mund të jetë një variacion interesant.

Rikthimi i Messit është një ide dhe ndoshta më shumë, një plan i drejtuesve për verën e ardhshme. Do të ishte mirë të mos ishte larguar fare, megjithatë do të ishim shumë të kënaqur që të rikthehej sërish", tha Xavi.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga