
Argjentina do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, takim që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 20:00. Një sfidë mjaft e veçnatë dhe e rendësishme për të dyja skuadrat të cilat kërkojnë që t’i shkojnë deri në fund këtij turneu.
E veçnatë padiksutim është edhe për Lionel Messin. Po luan botërorin e fundit me fanellën e Argjentinës dhe do të kërkojë të shtojë në muzeun e lavdishëm edhe trofeun e munguar. Për këtë sfidë “Pleshti” është më gati se kurrë, ndërsa premton se do bëjë gjithçka për të triumfuar ndaj kroatëve.
“Të qenit mes katër më të mirave në botë është spektakolare. Ndeshja me Holandën ishte një ndeshje që pati gjithçka brenda saj, por gjithsesi mendoj se janë gjëra normale, pasi ishte një çerekfinale Botërori dhe sigurisht që ka tension. Përveç kësaj ishte folur shumë para ndeshjes dhe ishin gjëra që ne nuk na kishin pëlqyer dhe kishim ndierë mungesë respekti. Tani jam më i qetë dhe ndihem shumë i lumtur, pasi ishte një çlirim i madh për të gjithë. Të jem i sinqertë kam vuajtur shumë te penalltitë, mendoj se ishte e padrejtë që sfida shkoi deri aty, pasi shumë mirë mund ta kishim përfunduar në minutën e 90-të. Do jetë një sfidë spektakolere ndaj Kroacisë.
Për rekordin e Batit isha i vetëdijshëm dhe është një nder i madh për mua që arrij ta ndaj me të. Jam shumë krenar dhe shpresoj që golat e kësaj kombëtareje të mos mungojnë kurrë në Botëror. Kisha shumë besim te “Dibu”, në fund nuk mbaj mend çfarë i thashë saktësisht, por mendoj se i kam thënë diçka si ‘je fenomen’, ‘je një bishë’, ‘e dinim se do ia dilje’. Reagimi ndaj Veghorst? (qesh) Nuk e dija se ishte bërë viral, por janë gjëra që ndodhin dhe ngelen aty”, përfundoi kapiteni në ntervistën e dhënë për të përditshmen argjentinase “Ole”.