Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Foto/ Mesfushori shkodran i dashuruar me skuadrën bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Foto/ Mesfushori shkodran i dashuruar me skuadrën bardheblu

Skuadra e Tiranës ka lënë ditën e sotme Tiranën, për të udhëtuar drejt Zllatiborit në Serbi, vend në të cilin do të kryejë një fazë përgatitore 2-javore. Përveç Gentian Muçës që është akoma me skuadrën e Kukësit, pjesa tjetër e organikës bardheblu ka nisur rrugëtimin e saj drejt shtetit Serb. Këtë e tregon edhe afrimi i merkatos verore, për skuadrën e kryeqytetit, shkodrani Ansi Nika, teksa ka postuar në instagramin e tij një foto në autobusin ku bardheblutë janë nisur drejt Zllatiborit. Ai mban veshur bluzën e ekipit të Tiranës që përdoret për udhëtime.

Mesfushori shihet si një afrim i rëndësishëm për ekipin e Ilir Dajës, pasi eksperienca e tij në Superiore do ta ndihmojë shumë skuadrën bardheblu për sezonin 2016-2017. Nika ishte pjesë e Kukësit sezonin e shkuar, ku bënte pjesë në formacionin titullar. Pas mbarimit të kontratës së tij, shkodrani zgjodhi skuadrën nga kryeqyteti, Tiranën, për sezonin e ri.

[gallery columns="1" size="full" ids="17693"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga