
Napoli arriti të fitonte Seria A pas 33 vjetësh pritje. Ata u shpallën kampionë të Italisë për sezonin 2022-2023, 5 javë përpara fundit të kampionatit. Kjo gjë solli që të gjithë futbollistët napolitan të jenë në qendër të vëmëndjes nga shumë klube të mëdha europiane, që duan t’i transjferojnë në merkaton e verës.
Për këtë arsye presidenti De Laurentis ka thënë se dëshiron të rinovojë më të gjithë lojtarët që u shpallën kampionë. Stafi drejtues ka filluar nga puna dhe lojtari i parë që pritet të rinovojë është Eljif Elmas.
Siapas asaj që raportojnë mediat italiane, maqedonasi është pjesë e rëndësishme e projekteve të tanishme dhe të ardhshme. Ideja e klubit napolitan është që t'ia rinovojë kontratën mesfushorit 23-vjeçar e cila skadon më 30 qershor 2025.