Amadou Onana është kthyer në një nga pikat kyçe të ekipit të Everton në këtë sezon futbollistik. Mesfushori belg po bën paraqitje të jashtëzakonshme me klubin anglez. Deri më tani, Onana ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar në një tjetër.
Paraqitjet fantastike të tijat kanë rënë në sy edhe të disa klubeve “BIG” evropiane, ku kryesoret janë anglezët. Manchester United dhe Arsenal janë në “sherr” me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.
Dy klubet angleze kanë gati nga 80 milionë euro oferta për të siguruar shërbimet e Onanas. Ky i fundit në krahun tjetër ka në dorë vetë të ardhmen e tij, teksa është pikërisht vendimi i futbollistit që po pritet nga klubet e interesuara.
[caption id="attachment_729905" align="alignnone" width="629"] Amadou Onana[/caption]