
Partizani luan kundër Laçit nesër në orën 17:00. Te stadiumi “Arena e Demave” do marrë jetë sfida për javën e 20, që është e dyta për Orges Shehin në stolin e kampionëve.
Partizani që kërkon të krijojë trajneri durrsak, duket se do shihet që nesër. Kjo për shkak se te të kuqtë kthehen Mehmeti dhe Keko. Të dy lojtarët shihen si hallka të rëndësishme për skemat e vetë Shehit.
Kujtojmë se Mehmeti nuk luajti përballë Teutës për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve, ndërsa Keko vuante nga dëmtim i lehtë. Mungesa e vetme, jo për dëmtim nesër, është ajo e Sembene. Senegalezi ka plotësuar numrin e katër kartonave dhe vendin e tij në formacion pritet ta marrë Janjeva.
Poll