Lindon Selahi është futbollisti më i ri i Rijekës.
Mesfushori i kombëtares shqiptare ka vendosur ta nis në elitën e futbollit kroat karrierën e tij futbollistike.
22-vjeçari luajti për 2 sezone në Holandë, 1 me Tventen dhe më pas u dërgua në huazim tek skuadra tjetër holandeze Uillem 2, por ndërpreu kontratën duke u larguar si lojtar i lirë.
Selahi ka zgjedhur kampionatin kroat të futbollit aty ku do të gjejë dhe shumë futbollistët të tjerë shqiptar.
Mesfushori i lindur në Belgjikë ka bërë dhe 4 paraqitje me Shqipërinë në nivel kombëtaresh.

Galeria fotografike ()
Poll