Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Merr fund "dashuria" Pioli-Krunic, boshnjaku drejt largimit nga "San Siro"

Shkruar nga NEWSPORT
Merr fund "dashuria" Pioli-Krunic, boshnjaku drejt largimit nga

Aventura e Rade Krunic në Milano është drejt fundit. Mesfushori boshnjak i cili e nisi sezonin si titullar, duke luajtur para mbrojtjes, e humbi vendin në 11-she me kalimin e javëve duke dalë jashtë projektit të Milanit.

Edhe vetë lojtari nuk po ndihet mirë me minutat që ka marrë këtë sezon dhe po shtyn sa më shumë që të largohet. Në krahun tjetër, klubi italian pritet t’i japë dritën jeshile largimit të Krunic pavarësisht se në repartin e mesfushës do të ketë mungesa si dëmtimi i Pobegas apo largimi drejt Algjerisë i Bennacer për Kupën e Afrikës.

Por nga drejtuesit e Milanit është kërkuar tek agjenti i boshnjakut që nuk do të pranojnë oferta më të ulëta se 4 milionë euro. Fenerbahçe dhe Lyon janë dy ekipet që shqyrtojnë situatën e Krunic, por për momentin asnjë ofertë zyrtare nuk ka arritur në zyrat e kuqezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga