
Radja Nainggolan është pranë kalimit tek Interi. Mediat italiane raportojnë se mesfushori i Romës mund të kalojë te zikaltërit, të cilët në merkaton e verës do të shpenzojnë shifra marramendëse për të forcuar skuadrën.
Futbollisti belg konsiderohet si një nga mesfushorët më të fortë në Europë dhe për të është i interesuar edhe Chelsea, por vetë Nainggolan nuk kërkon të largohet nga Italia.
Ai ka edhe një vit kontratë me Romën, por Interi është i gatshëm të paguajë shifrën që klubi verdhekuq do t’i vendosë mesfushorit nëse ai pranon të kalojë tek Interi.
Poll