Futbolli shqiptar e ka rritur nivelin në krahasim me të shkuarën por dhe me rajonin. Superliga e Shqipërisë edhe pse nuk është bërë ende një ligë, numëron sot kualitete të shumta në përbërje, qindra mijëra euro që qarkullojnë dhe ekipe që tani mund të bëjnë edhe hapa të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Këtë verë, në merkaton e transferimeve arritën të importohen lojtarë me shumicë. Të huaj pafund i janë bashkuar klubeve të Superligës por pak shqiptarë janë larguar jashtë për një kampionat me nivel më të lartë. Këtë verë fillimsisht u largua Elis Bakaj nga Tirana drejt RNK Split me zero lekë, pas tij Xhevair Sukaj la Partizanin për një transferim në Malajzi dhe në fund edhe Arapi la të kuqtë për tu transferuar në Turqi. Zero lekë për Sukaj dhe po kaq për Arapin. Asnjë monedhë e fituar nga klubet shqiptare që vijojnë të investojnë më tepër se të marrin mbrapsht nga shitja e lojtarëve. Mbetet për t’u parë nëse Skënderbeu do të transferoj Latifin në Rusi për vlerën e një milionë eurove. Të paktën kështu po negociohet me skuadrën e Rostov. Kjo lëvizje mund të përmirësojë bilancin e verës.
Elis Bakaj la Tiranën për RNK Split
Sukaj la Partizanin për t'u transferuar tek Perak në Malajzi
Renato Arapi la Partizanin për t'u transferuar në Turqi tek Boluspor