Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mërgjyshi i zhgënjyer: Ky barazim ishte i tepërt

Shkruar nga NEWSPORT
Mërgjyshi i zhgënjyer: Ky barazim ishte i tepërt

Artan Mërgjyshi ka folur pas barazimit 1-1 kundër Valbonës, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Dytë.

Trajneri i njohur analizoi shkurtimisht takimin, ndërsa vuri theksin te mungesa e fatit për ekipin e tij. Objektivi madhor është rikthimi në Superiore dhe për mikrofonin e RTSH-së, Mërgjyshi deklaroi

“Ishte shumë e tensionuar. Skuadra nuk ishte e qetë. Ishim munduar t’i mbanim lojtarët larg trysnisë. S’e kemi nisur mirë kampionatin. Tani po i hasim vështirësitë e këtij kampionati. Nuk ka shumë futboll efektiv, ka ndërprerje. Na goditën atëherë kur nuk e prisnim. E barazuam ndeshjen. Menaxhimi i lojës lë shumë për të dëshiruar. Arbitri e menaxhoi keq lojën. Ato shtesat në fund s’janë efikase. Episodet nuk ishin në favorin tonë.

Organika? Patjetër që është i drejtë konstatimi juaj. Kemi organikë të mirë dhe cilësore. Në ndeshjet miqësore, skuadra ishte shumë funksionale. Kemi qenë të të kënaqur. Kemi një ngërç dhe ka një shpjegim. Disa lojtarë i kemi pasur me probleme fizike. Kur nuk ke ekipin e plotë, patjetër që do të kesh firo në performancë.

Objektivi? Ky barazim ishte i tepërt dhe humbja e parë në Shën Koll. Edhe humbjen në Librazhd nuk e prisnim. Kjo e ndërlikon situatën”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga