Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PIKANTE/ "O Hysaj, hidhja mër Trashit se është vetëm", presidenti i LAÇIT "zë ngusht" Tefik OSMANIN: Ça thu mër? E ke 1 orë larg

Shkruar nga NEWSPORT
PIKANTE/ "O Hysaj, hidhja mër Trashit se është


Tefik Osmani dhe Pashk Laska ishin mbrëmë në "Air Albania Stadium" duke ndjekur nga afër ndeshjen e Kombëtares me Lituaninë, përfunduar me shifrat 0-1. Ish-qendërmbrojtësi i Superiores ishte në disa momente aktiv nga shkallët e stadiumit duke udhëzuar kuqezinjtë. Gjatë një aksioni të skuadrës sonë përfaqësuese, Elseid Hysaj kishte në zotërim topin, ndërsa Lorenc Trashi ishte i vetëm në krahun e majtë të fushës.

Në këtë çast, Tefiku iu drejtua: "O Elsi, hidhja Trashit se e ke vetëm". Pikërisht në këtë moment, ngjitur me të ndërhyri presidenti i Laçit, Pashk Laska: "Ça Trashi thua mër? Ai është 1 orë larg. A e sheh lojën ti a jo? Ça do bëjë Trashi?", përfundoi kreu i kurbinasve, ndërsa Osmani vetëm qeshi. Pak çaste më vonë, Laçi provon një diagonale nga e djathta për Trashin, por topi nuk arrin te gramshioti. "Ja ku e ke Trashin", i tha presidenti i bardhezinjve ish-qendërmbrojtësit, i cili nuk u ndje më gjatë takimit.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu