
Kukësi është një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës, pasi synon një përfaqësim sa më dinjitoz në Europë. Një nga përforcimet e kuksianëve ishte edhe braziliani Everton Gomez, por, sipas “Panorama Sport”, kontrata e tij është prishur nga menaxheri i lojtarit. Arsyeja? Palët kishin rënë dakord që me Kukësin të firmoste edhe sulmuesi Karlos Djalo, që ka të njëjtin menaxher, por klubi kuksian ka vendosur të mos e mbajë këtë të fundit. Menaxheri është nxehur dhe menjëherë ka prishur edhe kontratën e Gomezit, që ishte pëlqyer dhe kishte firmosur pak ditë më parë për një vit.
Poll