
Kastrioti doli i mposhtur nga “Niko Dovana”, duke humbur kështu edhe duelin e mbijetesës me Teutën. Krutanët humbën 2-0 në një sfidë që nuk patën forcën e duhur për të reaguar dhe tashmë e shikojnë vetëm 1 pikë larg zonës së ftohtë
Pas kësaj disfate për “Oversport” Ardian Mema do të ishte mjaft i zhgënjyer, ndërsa do të theksonte se: “Jam në dilemë për goline parë. Në dy momente të tjera lamë shumë hapësira. Jam disa i dyzuar për arbitrin. Arbitri nuk ka dhënë asnjë karton të verdhë për Teutën. Lojtarët e durrësit luajtën me agrizivitet. Në momentet që kemi pësuar gol, kemi luajtur me dy tabllo. Kemi pasur edhe ne mundësinë për t’i ndëshkuar, por fatkeqësisht nuk ia dolëm dot.
Rrjedhshmëria e skuarës? Ne gjatë gjithë kohës flasim para ndeshjes dhe ne e kishim besimin dhe hynim në fushë vër fitoren, por nuk e morën dot. Konstatimet janë të vërtet, nuk kishim rrjedhshmërinë e duhur.
Merkato? Tani mendoj që kemi shumë problematika, sidomos edhe nga dëmtimet, por edhe gjendje gripale. Sigurisht kjo nuk ëhstë justifikim kur humet ndeshjen. Jemi në bsedime me dy futbollistë, por do të shikojmë çfarë do të ndodhë në vazzhdimësi. Mendoj se do gjejmë forcën e duhur për të reaguar.
Përballja me Partizanit? Nuk ka ekipe të forta dhe ekipe të dobëtëa. Ndeshjet janë aty aty dhe sfidat përfundojnë me një gol diferencë. Ndaj kujdo që luan mund të fitosh ose humbës dhe varet sde kush përformon në fushë. Duhet të kemi ekuilimër për të fituar”.