
Donald Mëllugja ka folur pas fitores 1-0 në transfertë kundër Laçit. Mesfushori i Egnatias deklaroi për mikrofonin e Oversport:
“Të them të drejtën ishte shumë e vështirë. Ne e kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen. Laçi është i vështirë në fushën e vet. U munduam ta mbanim ritmin sa më mirë. Shënuam edhe shpejt. Majku është lojtar luftarak, të jep qetësi dhe në kontrollin e lojës. Është absolutisht shumë i mirë.
Kupat e Europës? Mendoj se mund të shkojmë. Kemi treguar shumë në futbollin e luajtur. Kemi pësuar në mënyrë aksidentale. Kemi dominuar lojën për 70 minuta, por e kemi pësuar. Po, po besoj se jemi për Kupat e Europës. Jemi të gjithë për një dhe një për të gjithë. Bëmë 5 ndeshje fallco, nuk po merrnim pikët. Sot u liruam psikologjikisht. Ekipi i Egnatias do të luftojë në dy kompeticionet, si në Kupë ashtu edhe në kampionat”, tha ai.