Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mehmeti i kënaqur me pikën: Barazimi rezultati më i drejtë, Tresa na prishi punë

Shkruar nga NEWSPORT
Mehmeti i kënaqur me pikën: Barazimi rezultati më i drejtë,

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti dha prononcimin etij për MCN TV pas barazimit me Laçin. Tekniku i bluve u shpreh i kënaqur me atë që dha skuadra dhe e quan të drejtë barazimin.

“Skuadra tregoi forcë  karakteri pasi dihet që Laçi ka një eki ptë mirë. Fushë e vështirë, ne duhet të nisnim më mirë ndeshjen pasi zbritëm shumë poshtë. Më pas i gjetëm hapsira në linjat e djathta. E kisha përgatitur skuadrën që t’i jepja territor kundërshtarëve.

Mund ta kishim fituar ndeshjen, ashtu siç mund ta fitone dhe Laçi, patëm shumë raste për të shënuar. Të vjen keq pasi mund ta mbyllnim ndeshjen, por rezultati më i drejtë është barazimi.

Kemi punuar, por është edhe vlera o kundërshtarëve si Tresa që futet brenda dhe driblon mirë. E kisha porositur Lorranin, por situata të tilla ndodhin në futboll pasi ka lojtarë që me cilësitë e tyre të prishin ekuilibrat.

Duhet të ishim më të kujdesshëm në mbrojtje pas golit, me 2-3 momente. Patëm një rast shumë të mirë me Denisson dhe Bardhin Nxitimi të sjell në gabim te pasimi i fundit. Në situata të tilla duhet të zotëronim topin kur ishim në avantazh. Laçi po bënte presion dhe na vuri në vështirësi në mesfushë pasi Andoni ka patur shumë ngarkesë fizike.

Pezullimi i kartonave? Më shqetësojnë mënyra sesi i marrim, duhet të jemi më të qetë. Fusha është e tillë, besoj se do të mundohemi të rrisim frymën e grupit pasi djemtë besojnë te njëri-tjetri. Shpresoj që djemtë të luajnë kështu edhe ndaj Skënderbeut”, tha Mehmeti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga