Portali më i madh sportiv në Turqi, “fotomac” ka publikuar së fundmi dhe transfertën e bujshme që do të bëjë gjiganti Fenerbahçe. Bëhet fjalë për mbrojtësin kuqezi, të cilit i ka përfunduar kontrata me Frosinone në Itali. Me largimin e portugezit Bruno Alves në qendër të mbrojtjes, Fenerbahçe po kërkon një tjetër lojtar me potencial për ta zëvendësuar.
Alternativa e parë është Martin Skrtel, i cili luan për Liverpool, por ky i fundit preferon klubet italiane për të vazhduar karrierën. E si pasojë e kësaj lëvizjeje, alternativë mbetet Arlind Ajeti, i cili është futbollist i lirë dhe që ka bërë paraqitje dinjitoze në Serie A dhe Euro 2016.
Poll