
Alessandro Florenzi u largua nga Roma për t’u huazuar te Valencia këtë sezon. Mbrojtësi italian pas një karrierë të gjatë të skuadra kryeqytetase vendosi të largohej edhe pse pa dëshirën e tij.
Mediat italiane raportojnë se Florenzi ka qenë një hap larg Atalantës, por ky transferim nuk u bë i mundur. Roma nuk donte të përforconte një rival direkt për Europë e në këtë mënyrë pranoi ofertë e klubit spanjoll. Valencia ka të drejtën e blerjes së lojtarit në fund të sezonit dhe gjithçka do të varet nga paraqitja e futbollistit.
Poll