Napoli tani është në bisedimet finale për rinovimin e Juan Jesus . Sipas TuttoMercatoWeb, marrëveshja me mbrojtësin brazilian që ka bërë 11 paraqitje deri më tani këtë sezon, parashikon një zgjatje kontrate për një sezon me opsion deri në vitin 2025.
Jo vetëm Juan Jesus. Nëse për të klubi është në detajet e fundit, drejtuesit po vazhdonjnë të punojnë edhe për një rinovim tjetër, atë të Amir Rrahmanit. Qendërmbrojtësi kosovar do të jetë i radhës që do të rinovojë te Napoli, edhe pse negociatat mes palëve nuk kanë përfunduar ende.
Rrahmani është një titullar absolut për Spallettin dhe është kthyer në një lider të skuadrës pas largimit të Khoulibaly. Sëbashku me Kim Min-Jae janë kthyer në një nga dyshet më të forta të Europës.