Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Më përdhunonte 3 herë në ditë”, dëshmia tronditëse e tenistes për trajnerin: Mendova të bëja vetëvrasje!

Shkruar nga NEWSPORT
“Më përdhunonte 3 herë në ditë”,

Ish-tenistja franceze, Angelique Cauchy së fundmi ka bërë një  deklaratë shokuese kundër trajnerit të saj të fëmijërisë dhe përdhunuesit tashmë të dënuar të fëmijëve, Andrew Gueddes.

Ajo zbuloi se është përdhunuar pothuajse 400 herë në vit nga trajneri i saj, duke filluar që nga mosha 12 vjeçare. Për këtë shkak ajo tha se kishte menduar shumë herë që të kryente vetëvrasje.

“Kam menduar shumë herë të bëj vetëvrasje. Ai më përdhunonte tre herë në ditë. Natën e parë më kërkoi të shkoja në dhomën e tij dhe nuk e bëra, pastaj ai hyri në timen. Ishte më keq. Unë isha si në burg , nuk mund të dilja kur të doja.” -tha Cauchy në dëshminë e saj.

Mes të tjerash ajo zbuloi se kryetari i klubit të tenisit mbrojti Gueddes për shkak të titujve të fituar nga ai.

“Në botën e tenisit dihej se sjellja e tij me vajzat e reja nuk ishte korrekte. Kur një grua u ankua te presidenti i klubit, përgjigja ishte: “Po, por ai na sjell tituj”, shtoi ish-tenistja.

Sipas dëshmisë së saj, Geddes më pas vazhdoi ta manipulonte emocionalisht, duke e bindur atë se ai i kishte ngjitur SIDA-n.

“Erdhi të më thoshte një ditë: “Unë kam SIDA, kjo është e sigurt, të kam dhënë”. Në fund të viteve 1990, ishte diçka shumë më e frikshme se tani, më paralizoi. Kam jetuar nga 13 deri në 18 vjeç duke menduar se kisha SIDA. Por ai më gënjeu, vetëm për të më shkatërruar.”-tregoi tenistja franceze.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga