Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Më mungojnë 20 mijë tifozë", Kristal Abazaj flet për Kukësin: Në Shqipëri, për të bërë punën

Shkruar nga NEWSPORT
"Më mungojnë 20 mijë tifozë", Kristal Abazaj flet

Ka përfunduar 1-3 ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit e vlefshme për javën e 14 të Kategorisë Superiore. Bardheblutë kanë kaluar në avantazh me Hasanin në minutën e 10, teksa e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh. Djemtë e Shpëtim Duros  kanë dalë në fushë më të motivuar, duke gjetur tre gola me Shkurtajn, Gavazajn dhe Abazajn. Kukësi vijon të ndjekë Partizanin kryesues, teksa mban vendin e dytë me 24 pikë, një më pak se të kuqtë. Tirana mbetet në kuotën e 19 pikëve, në vendin e shtatë.

Për mikrofonin e "SuperSport" ka folur Kristal Abazaj, i vlerësëuar si lojtari më i mirë. Ish lojtari i Anderleht nuk e ka fshehur dëshirën e një rikthimi në Belgjikë, teksa ka theksuar se i mungon atmosfera me 20 mijë tifozë në stadium.

Ndeshja më e mirë e Kukësit, është ky maksimumi?

Nuk besoj që isha lojtari më i mirë sepse të gjithë kanë bërë ndeshje fantastike. Kemi shumë cilësi dhe këtë ndeshje kemi bërë mirë, kemi shumë cilësi si ekip. Njerëzit prisnin shumë nga ne (pjesa e sulmit) por edhe repartet e tjera po bëjnë mirë. Jemi duke u ambientuar mirë si grup.

Sa larg duket titulli?

Pikët janë aty dhe ekipet shumë afër. Gjëja e rëndësishme është që Kukësi po tregon që di të luajë futboll, t'i marrim ndeshjet me radhë.

Kombëtarja?

Nuk jam shumë i kënaqur, po bëj çdo gjë të vij në maksimum. Po stërvitem edhe individualisht dhe shpresoj që kondicioni fizik të vijë në rritjë.

Të motivon kampionati ynë?

Cdo gjë më mungon me Anderleht. Në çdo ndeshje stadiumi kishte 20 mijë tifozë dhe këtu kemi ardhur për të bërë punën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga