
Një nga më të mirët në fitoren 2-4 të Laçit ndaj Teutës ishte Ardit Deliu. Deliu realizoi dopietë në Rrogozhinë, në këtë takim të javës së 17-të të elitës. Pas sfidës, ai foli për mikrofonat e Supersport. Lushkja u shpreh i lumtur për golat dhe pikët, por thotë se ka peng atë karton të verdhë që mori, i cili do e mbajë jashtë fushës për Partizanin. Gjithashtu, pranoi se ekipi ishte me fat.
“Sa i përket statistikave, padyshim se ishte ndeshja më e mirë e imja. Jam i lumtur që shënova dhe assistova. Nuk i kam patur punët mirë me golin, por sakrifica e bërë një ditë do të shpërblehet.
Mesfusha-Ne të mesfushës jemi gjithmonë bashkë. Ne japim gjithmonë maksimumin dhe normal që cilësitë do vihen në pah.
Kartoni i verdhë dhe mungesa me Partizanin- Mua më ka ngelur peng kartoni i verdhë, pasi kemi ndeshje të rëndësishme me Partizanin. U nxitova dhe nuk duhet ta bëja atë gjë.
Nuk duhet ta rrezikonim lojën pas rezultatit 1-3. Ne e menduam të mbyllur. E falenderoj zotin që nuk u bë 3-3. Jemi me fat. Nëse do barazoheshim, do e quaja ndeshje të humbur” – tha ai.