
Vllaznia javën që kaloi festoi 105 –vjetorin e themelimit, teksa klubi shkodran ishte kujdesur deri në detaj. Kuqeblutë ndryshuan logo për 105 vjetorin si dhe bënë fanela të personalizuara, të cilat u veshën nga futbollistët në fitoren me Egnatian në kampionat.
Tashmë këto uniforma klubi ka menduar t’i nxjerrë në shitje, teksa tashmë të gjithë tifozët do të kenë mundësinë t’i blejnë. Fanelat gjenden në dyqanin e klubit dhe janë të firmosura nga lojtarët.
“ Fanelat me logon e 105 vjetorit, me të cilat luajti ekipi në ndeshjen kundër Egnatias,tashmë janë në dispozicion në dyqanin tonë online.
Edicioni Special i fanelave është firmosur personalisht nga vetë lojtari!
Nxitoni, bëni tuajën fanelën me dizajnin unik dhe cilësi të shkëlqyer.
Kuptohet, numri i fanelave është i limituar, mos e humbisni mundësinë për të fituar një pjesë të historisë!”, ka shkruar klubi shkodran.