Blendi Dibra është një nga njerëzit që po kontribuon prej dy vitesh në klubin e Vllaznisë. Jo vetëm në basketboll, por edhe në futboll ai është ndër më të besuarit e presidentit Alban Xhaferi.
Sekretari i përgjithshëm i klubit shkodran ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me Red Voglin, lojtarin e skuadrës së Tiranës në basketboll për meshkuj. Të dy shfaqen të qeshur duke treguar miqësinë mes tyre.
Dibra duket se vlerëson djemtë e ekipit bardheblu që po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në këmbë skuadrën e Tiranës. Në diçiturën e fotos së postuar, ai shkruan:
“Parketi na ndan, parkingu na bashkon. Të mrekullueshëm çunat e Tironës që me shumë përpjekje dhe sakrifica po i japin fanelës bardheblu vendin që i takon dhe basketbollit shqiptar bukurinë e munguar”.
