Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Me emër dhe figurë, zbulohet kush ofendoi dhe sulmoi fizikisht Ilir Dajën

Shkruar nga NEWSPORT

Ballkani luajti përballë Prishtinës të dielën e 8 tetorit në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo ndeshje ka patur dhe një episode të pakëndshëm. Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është sulmuar verbalisht, por edhe fizikisht brenda ambienteve të stadiumit.

Tashmë është zbuluar edhe kush ka qenë një nga tifozët e përfshirë në sherr. Gjithashtu trajneri i kampionëve të Kosovës deklaraoi se është ofenduar dhe e kanë sharë vazhdimisht. U aludua që pjesë e këtij sherri ishin dhe njerëz të afërt të zyrtarëve të Prishtinës. Me anë të një deklarate ka qenë vetë klubi nga Suhaerka që ka akuzuar vëllain e njërit prej zyrtarëve të Prishtinës.

Media “Paparaci.com” ka mësuar se Kujtim Sopa ishte njëri nga ata që ushtroi dhunë ndaj trajnerit Ilir Daja. Kujtimi është vëllai i Kushtrim Sopës, menaxherit të skuadrës së Prishtinës. Vëllezërit Sopa njihen të dy si tifozë të Prishtinës, me Kushtrimin që është një nga zyrtarët më jetëgjatë të stafit aktual në klub.

Në pamjet e publikuara nga “Paparaci” shihet se personi në fjalë së bashku me shokët e tij e kanë ofenduar vazhdimisht trajnerin Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga