
Superliga e Kosovës
Ditën e sotme janë zhvilluar dy takime të vlefshme për javën e 29-të të Superligës së Kosovës. Ekipet që arritën të gjenin fitore dhe tre pikët ishin Llapi dhe Ferizaj.
Këta të fundit morën një fitore me shifrat minimale 1-0 në shtëpi ndaj Malishevës falë golit të Sadriut. Kjo fitore e afron Ferizajn me 6 pikë me vendin e tretë që mban Malisheva.
Gjithashtu dhe Llapi arriti një fitore ndaj Feronikelit me shifrat 1-0 falë realizimit të Tahirit në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë. Kjo fitore e nxjerr ekipin e Llapit nga zona e ftohtë, por me pikë të barabarta me vendin e tetë, ndërsa Feronikeli mbetet në fund.
Poll