Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Me Ancelottin jam ndjerë mirë”, Rabiot: Allegrin nuk e “shoh” dot me sy

Shkruar nga NEWSPORT
“Me Ancelottin jam ndjerë mirë”, Rabiot: Allegrin nuk e

Andrien Rabiot është në lider i padiskutueshëm te Juventusi, teksa këtë sezon po udhëheq “Zonjën e Vjetër” dhe Francë. Si një prej mesfushorëve më të mirë aktualisht, 28-vjeçari ka rëfyer për “DAZN” fillimet e tij dhe marrëdhënien që ka me Carlo Ancelottin dhe Missimiliano Allegrin.

“Jam ndjerë shumë mirë me Ancelottin, më ka ndjekur në ndeshjet e skuadrës U19. Ai i kërkoi trajnerëve që të unë të stërvitesha me ekipin e parë. Isha 17-vjeç dhe më ka ndihmuar pa masë. E takova një sezon para se të mbërrija te Juventus dhe ai më kërkonte. Por, kur unë firmosa ai u largua. Megjithatë, sapo u bashkuam sërish ndjehej që kishim një ndjesi të bukur dhe që kuptoheshim shumë mirë.

E njoh mirë mentalitetin e Allegrit, ai është një fitues. Kemi folur shumë gjatë sezonit të fundit, më dërgonte mesazhe edhe kur isha me pushime. Kur Allegri nervozohet në fundin e ndeshjeve, unë nuk e shoh dot. Por, ky është një aspekt shumë pozitiv i Allegrit pasi ai i përjeton shumë skuadrat”, u shpreh Rabiot.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga