Këngëtari i njohur kosovar, Mc Kresha është parë në stadiumet e Francës teksa ka mbështetur Shqipërinë. Përpos kësaj, ai është parë edhe në shoqërinë e lojtarëve kuqezinj pas përfundimit të Europianit.
Ndërsa ka një “çështje” të hapur nderesh me kapitenin e skuadrës kuqezi, Lorik Canën. Mësohet se Cana disa ditë më parë i ka kërkuar që ai të publikojë albumin e tij, ndërsa pak ditë më pas vjen dhe reagimi i Mc Kresha, i cili mban veshur një bluzë të markës “LC5” (Lorik Cana 5), e cila është dhe marka e veshjes së kapitenit të Shqipërisë dhe në kokë këngëtari mban një kapelë me mbishkrimin “Albania”. Çka do të thotë se ai mbështet kuqezinjtë dhe kapitenin Cana.
[caption id="attachment_10662" align="aligncenter" width="460"] Mc Kresha[/caption]