Camila Giorgi dhe Andreas Pasutti
Camila Giorgi ka kurorëzuar dashurinë me ish-trajnerin e saj, Andreas Pasutti, në një ceremoni të zhvilluar në Buenos Aires. Dasma u mbajt në një atmosferë tepër private, me praninë e familjarëve dhe miqve të afërt.
Lajmi vjen vetëm pak javë pasi çifti bëri të ditur se janë në pritje të një fëmije. Për ish-tenisten italiane, kjo periudhë shënon një moment shumë të veçantë në jetën personale.
Giorgi u tërhoq nga tenisi profesionist pas një karriere të gjatë në elitën e sportit. Ajo ka qenë për vite me radhë një nga emrat më të njohur të tenisit italian në turnetë ndërkombëtare.
View this post on Instagram
Poll
