Eva Murati vijon të jetë një nga moderatoret sportive më të komentuara, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Së fundmi, mediat italiane kanë aluduar për një lidhje të mundshme mes saj dhe yllit të Juventus, Francisco Conceiçao.
Sipas raportimeve, dyshja nuk është parë vetëm në ambiente sportive, por edhe në pushime luksoze, çka ka shtuar zërat për një raport më të afërt. Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar, por thashethemet kanë pushtuar portalet rozë në Itali.
Prezantuesja shqiptare, e njohur si “Champions Girl”, ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare falë paraqitjeve të saj televizive dhe aktivitetit në rrjetet sociale. Mbetet për t’u parë nëse ajo do të reagojë publikisht ndaj lajmeve për një romancë të mundshme me futbollistin bardhezi.
