
Juventusi është në kërkim të blerjeve të duhura për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm, por tek torinezët ka dhe largime.
Denis Zakaria është lojtari që është zyrtarizuar ditën e sotme si lojtari më i ri i Monacos në Francë, pasi mbylli aventurën e tij me Juventusin. Mesfushor zvicerian në sezonin e fundit ishte në huazim tek Chelsea, por këta të fundit nuk e mbajtën në ekip. As tek Juventusi nuk arriti të fitonte besimin e trajnerit Allegri.
Kështuqë Zakaria jashtë planeve të “Zonjës së Vjetër”, vendosi të niste një aventurë të re me një klub të madh në Francë siç është Monaco.
Nga ky operacion, Juventsi do të përfitojë plot 20 milionë euro, para të cilat mund t’i shpenzojë në merkato për të përforcuar mesfushën apo ndonjë repart tjetër.