Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Mbrojtja e titullit të Kampiones Olimpike dhe fati i keq i dëmtimeve, rrëfehet Majlinda KELMENDI

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrojtja e titullit të Kampiones Olimpike dhe fati i keq i dëmtimeve,

Ajo është e vetmja Kampione Olimpike e Kosovës, e kjo është arritur me meritë. Në një intervistë për T7, xhuditstja Majlinda Kelmendi flet për lëndimet që e kanë ndjekur gjatë gjithë kohës, por jo vetëm.

Ajo beson te arritja e ëndrrave më të mëdha, pas një karriere të sukseshme.  Kelmendi përmend edhe familjen, ku sporti që ka zgjedhur nuk i lejon shumë kohë të qëndrojë me t'a.

"Shpresoj që do jem gati për Lojërat Olimpike. Sporti jonë kërkon kontakt, e lëndimet varen prej nesh.  Duhet të jesh i gatshëm psikologjikisht dhe fizikisht. Kam pasur lëndime edhe më përpara. Pavarësisht të gjithave, ia kam dalë. Dua të mbroj titullin e Kampiones Olimpike.

Cilado medalje, do më bënte të ndihesha mirë. Nuk e di se çfarë do ndodhë në të ardhmen, gjithçka varet nga lëndimet. Me familjen kam kontakt çdo ditë, më ka marrë malli. Për shkak të stërvitjeve, nuk kam kohë të mendoj për t'a. E rëndësishme është se prej kujt ka ardh statuja. Në botë ka shumë xhudistë të mirë, ndaj është diçka e madhe për mua. Në fillim u mendua të vendosej në Prishtinë.  Po më mungon xhudo, nga muaji tetor nuk kam garuar.

Ka qënë një fat i keq që më ka përcjellur. Po më mungojnë garat e adrenalina. Rëndësi ka shëndeti. Synimi do jetë Kampionati Europian që do jetë në fund të muajit qershor. Dua të marr medaljen.  Të gjithëve po u mungon rutina e përditshme. Kam një karrierë të bujshme, ra virusi e po rri në shtëpi" - shprehet Majlinda Kelmendi.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga