Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mbrojtësi i talentuar zyrtarizon kalimin te Skënderbeu, ka falënderime për të gjithë

Shkruar nga NEWSPORT

Bruno Lulaj rikthehet te Skënderbeu. Mbrojtësi i talentuar ishte i huazuar te Laçi në pjesën e parë të sezonit.

Lojtari i Shpresave të Shqipërisë ishte titullar i padiskutueshëm te kurbinasit në fazën e parë dhe të dytë të Superligës dhe trajneri Ilir Daja e ka kërkuar në ekip për pjesën tjetër të kampionatit.

Në profilin e tij në Facebook, Lulaj ka falënderuar presidentin e Laçit, Pashk Laskën, trajnerin Ramadan Ndreu, shokët e skuadrës dhe tifozët bardhezi për mbështetjen që i dhanë gjatë kësaj periudhe 6 mujore.

 

lulaj
Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga