
St. Pauli luajti sot ndeshjen e javës së 33-të ndaj Holstein Kiel në transfertë, ku arriti të siguronte një fitore të rëndësishme me rezultatin 3-4. Duke mbajtur kështu të gjallë ëndrën për ngjitjen në Bundesliga. Pjesë ë këtij suksesi ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada. Kapiteni i skuadrës gjermane arriti të shënonte një gol në minutën e 74-të duke mbajtur gjallë shpresën për ngjitjen në Bundesliga.
St. Pauli aktualisht ndodhet në vendin e 4-të me 3 pikë më pak se Hamburgu i vendit të 3-të, vend që të çon në Play Off. Kujtojmë që Hamburgu ka një ndeshje më pak dhe kjo e bënë më të vështirë, por skuadra e mbjotësit kosovarë do vazhdojë të ëndërrojë deri sa matematika ta lejojë.