
Situata e Robin Gosens është akoma e paqartë tek Interi. Inzaghi ia ka bërë të qartë gjermanit se nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm.
Gosens ka kohë që është në kërkim të një ekipi të ri, me Union Berlin që ishte shumë pranë transferimit të tij, por për shkaqë që nuk dihen, klubi nga Berlini u tërhoq nga gara. Por Interi mban akoma shpresa tek një klub tjetër gjerman.
Wolfsburg po shtyn për të nënshkruar Robin Gosens nga Interi ndërsa negociatat janë në vazhdim. Ai është një nga objektivat prioritare.
Në ditët në vazhdim pritet që situtata e mbrojtësit të majtë gjerman të jetë më e qartë.
Poll