
Jake O'Brien ka folur për Armando Brojën duke paralajmëruar Anglinë për cilësitë e sulmuesit shqiptarë. Mbrojtësi i Evertonin në deklaratën e tij këshillon “Tre Luanët” të jenë të kujdesshëm, pasi sulmuesi shqiptar do t’i vërë në vështirësi.
“Unë besoj se ju të gjithë e keni parë se çfarë lojtari është Armand Broja. I fortë, i shpejtë, i mirë me të dyja këmbët. Si një mbrojtës që jam iu them se Broja është një lojtar që kërkon t’iu shmangë dhe uroj që tmos iu dalë përpara. Krijon shumë raste për gola dhe mund t’i finalizojë ato. Është në lojtar i shkëlqyer dhe mund të përmirësohet akoma më shumë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe padiksutim që mund të bëjë diferencën në këtë ndeshje. Anglia duhet të ketë kujdes”, ka theksuar irlandezi.
Kujtojmë se Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Anglisë ditën e premte. Duel ky që do të zhvillohet në “Ëembley”, teksa 3 ditë më pas kuqezinjtë do të presin në “Arenën Kombëtare” ekipin e Andorrës.