Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mbrëmje shqiptarësh në Europë, edhe Ballkani dhe Struga duan fitoren në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrëmje shqiptarësh në Europë, edhe Ballkani dhe Struga

Ditën e sotme nuk do të zbresë në fushë vetëm skuadra e Partizanit. Edhe Ballkani i Ilir Dajës dhe Struga e Shpëtim Duros do të marrin vëmendjen.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut do të jenë të parët që do të luajnë ndeshjen e tyre, teksa në orën 17:00 do të presin  në “Trening Centar Petar Miloševski”  ekipin e Hesperange. Struga do të tentojë fitoren ndaj ekipit nga Luksenburgu për të vazhduar rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.

Të njëjtën gjë do të tentojë edhe Ballkani i Ilir Dajës. Kampionët e Kosovës do të zbresin në fushë në orën 20:45, teksa në “Fadil Vokrri” do të presin Lincoln Red Imps. Të besuarit e Dajës synojnë sërish grupet e këtij kompeticioni dhe për të bërë diçka të tillë gjithçka kalon nga “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë se Partizani do të luajë ndaj Valmieras në orën 19:00 në Riga në stadiumin “Skonto” të Letonisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga