Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

MBAPPE është një "përbindësh", me golin ndaj NANTES vendos rekord të ri te PSG-ja

Shkruar nga NEWSPORT
MBAPPE është një "përbindësh", me golin ndaj
Kylian Mbappe është një "përbindësh". Sulmuesi francez nuk ka të ndalur në Ligue 1. Mbrëmjen e djeshme ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e PSG-së. Goli ndaj Nantes në fitoren 4-2 bëri që Mbappe të vendos një rekord të ri për skuadrën franceze. 24-vjeçari arriti në kuotën e 201 realizimeve me fanelën e parizienëve , duke u bërë kështu futbollisti me më së shumti gola te klubi nga kryeqyteti i Francës. Mbappe theu rekordin e Edinson Cavanit, i cili kishte shënuar 200 gola gjatë kohës së tij në “Parc des Princes”. Këtë sezon, sulmuesi i Francës numëron 18 gola në Ligue 1, 5 në Kupën e Francës dhe 7 në Champions League.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga