
Sot në Prishtinë është duke u mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, aty ku pritet të zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Të shumë kanë qenë pjesëmarrësit që kanë mbajtur fjalën e tyre për ecurinë e futbollit kosovar, duke treguar edhe pikat e forta dhe të dobëta nën drejtimin e Ademit. I përfolur se është zgjedhur në mënyrë jo statutore, FFK ka vendosur të mbajë pikërisht këtë Kuvend për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe jo për presidentin.
Agim Ademi ka kërkuar edhe votbesimin e tij nga delegatët, gjë që është quajtur e papranueshme nga një pjesë e tyre sepse nuk ishte ky shkaku i mbledhjes. Prezent në këtë organizim ishin 55 përfaqësues dhe prej orës 15:00 nuk po gjendet gjuha për të vijuar punimet në një klimë normale. Pas kërkesës së Ademit për votëbesim, në skenë doli opozita që u largua nga salla në shenjë revolte. Mes të pranishmëve ka pasur përplajse verbale, me presidentët e Trepça '89 dhe Ballkanit që kanë braktisur mbledhjen. Të shumta kanë qenë debatet me karakter ekonomik, teksa përfaqësues të klubeve të ndryshme kanë pyetur se ku kanë shkuar 850 mijë euro nga partnerët ndërkombëtar.