Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dy momentet më të diskutueshme të derbit, Kola: Kontakti i Xhixhës me Matondo ishte penallti, Totre meritonte karton të kuq

Shkruar nga NEWSPORT
Dy momentet më të diskutueshme të derbit, Kola: Kontakti i

Klajdi Kola, ish gjyqtari i Superligës, tani në rolin e specialistit të moviolës ka analizuar dy rasteve e diskutueshme të ndeshjes Tirana-Partizani e cila u mbyll në barazim 0-0. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, Kola u shpreh se kontakti mes Xhixhës dhe Matondo ishte penallti, ndërsa goditja e Trotres ndaj Hadroj ishte për të kuq, por VAR gaboi duke i nxjerr vetëm karton të verdhë.

“Menaxhimi i ndeshjes është mirë, por kemi patur dy raste brenda një aksioni. Doja ta ndaja në dy aspekte, arbitri në fushë dhe arbitri në VAR. Gjyqtari Xhaja lejoi lojën të vazhdonte, ndërsa më pas ka pengim të Xhixhës dhe për mendimin tim është penallti, gjyqtari dha vetëm rivënie fundore. Pas aksionit, Xhaja ndëshkoi me karton të verdhë dy lojtarët, Totren dhe Hadrojn, por duhet të ndërhynte VAR dhe duhej akorduar karton i kuq për Totren.

Edhe nëse do jepej penalltia, gjyqtari do e anullonte për këtë faullin e Totre. Ishte vlerësim i gabuar në të dyja rastet. VAR dhe gjyqtari në fushë kanë gabuar në të dyja rastet. Rasti i Xhixhës është penallti, por nëse do të ndërhynte VAR do të merrej më parë me rastin e Totres", u shpreh Kola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga