Interi mposhti mbrëmjen e djeshme Juventus në derbin e Italisë, sfidë e cila ishte e vlefshme për javën e 23-të të Serie A. Ndeshja e cila u zhvillua në “San Siro” përfundoi me fitoren minimale 1-0 të vendasve. Derbin e vendosi autogoli i mbrojtësit të Juves, Gatti, në minutën e 37’ të ndeshjes.
Pas kësaj sfide nuk ka munguar provokimi nga një ish-zikaltër si Marco Materazzi. Me anë të një postimi në rrjetin social në Instagram, italiani ka “thumbuar” kampin bardhezi ku krahas numrit të tifozëve të pranishëm në stadium, ka shtuar edhe portierin e Interit, Yann Sommer.
“75.491 + Sommer”, shkruan Materazzi duke e shoqëruar me disa figura që qeshin. Duke treguar kështu që portieri zvicerian nuk është ndjerë i kërcënuar asnjëherë nga Juventusi në këtë sfidë, duke e shijuar si spektator.
Kujtojmë që kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për Interin, për rrugën drejt Scudettos. Të besuarit e Inzaghit kryesojnë kampionatin me 57 pikë, 4 më shumë se Juventusi, dhe gjithashtu zikaltërit kanë avantazhin e një ndeshje më pak.
[caption id="attachment_722467" align="alignnone" width="331"] Postimi i Materazzit në Instagram[/caption]