Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Martinin nuk e kënaq barazimi: Do t’i qajmë këto 2 pikë në fund të kampionatit, askush s’mund të fitojë në Kamëz

Shkruar nga NEWSPORT
Martinin nuk e kënaq barazimi: Do t’i qajmë këto 2

Teuta barazoi 0-0 në transfertë kundër Kastriotit, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Edi Martini foli pas kësaj sfide duke u shprehur i mërzitur që ekipi i tij nuk mori më shumë se 1 pikë. Në prononcimin e zakonshëm për Oversport, trajneri i Teutës deklaroi:

“Skuadra sot nuk mori pikët. Ndeshja ishte e tensionuar. Fusha nuk na lejoi të luajmë. Ishte ndeshje karakteri. Ishte e vështirë të shënonim gol, pavarësisht rasteve që kishim. Edhe mund ta kishim humbur ndeshjen në fund. Sot kemi ndërruar variant loje sepse kishim të tre qendrat e mbrojtjes të dëmtuar. Shumë gjëra nuk shkuan. Megjithatë nuk ka justifikim, duhej të fitonim. Janë 2 pikë që do t’i qajmë në fund.

2 pikë të lëna? Na vjen keq për mënyrën se si u zhvillua ndeshja. Kështu na ndodhi në Shkodër. Janë 4 pikë që do t’i qajmë në fund të kampionatit. Gjithësesi në këtë fushë është shumë e vështirë që çdo skuadër të fitojë. Tek e fundit jam i kënaqur me barazimin.

Vila si mbrojtës i majtë? Është totalisht jashtë pozicionit. Ne e kemi të lidhur manovrën sulmuese me Emilianon. Jam i kënaqur me të. Na pengoi te faza sulmuese. Gjithësesi e komplimentoj se si luajti”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga