
Teuta nuk e llogarit Kukësin në “Niko Dovana”. Djemtë e Edi Martinit fituan 2-0. Sherif Kallaku do të shënonte dopietë për ditëlinjen e tij, duke i dhuruar skuadrës një fitore të rnëdësishme në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.
Për “Oversport” Martini do të theksonte se:
Fitorja? Kukësi e dominoi ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë ia dolëm të bënim mirë dhe bravo cunave që arritnë të fitonin sfidën.
Ndryshimet në pjesën e dytë? Kukësi i kishte marrë mirë masat dhe nuk bëmë dot lojën tonë. në këtë mënyrë bëmë dhe ndryshimet e duhura. Ishim sot me fat ndaj Kukësit.
Vllaznia? Nuk ka hakmarrje. Asnjëherë nuk e quaj hakmarrje. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe mundësisht ta fitojmë atë.