Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

MARTINI nuk i fsheh emocionet: Këto djem janë fantastikë, do të ishim më lart nëse do isha trajner që në fillim. Gruda? Më i miri në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
MARTINI nuk i fsheh emocionet: Këto djem janë fantastikë, do

Teuta merr nje fitore të madhe në “Air Albania” ndaj Tiranës edhe pse mbeti me 10 lojtarë. Durrsakët shënuan dy here me Emiliano Vilën.

Durrsakët tashmë janë rikthyer më të fortë se kurrë dhe e shikojnë veten 4 pikë më pak se Vllaznia e vendit të 3-të.

Pas kësaj fitoreje spektakolare për “Oversport” Edi Martini do të theksonte se:

"Fitorja?  Ishte ndeshje e tensionuar, pasi ishim te tensionuar edh epara ndeshjes. Emocione që pranohen.

7 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje? Sigurisht që e prisja, pasi kam besim te këto djem. E dija që lojtarët do të  reagonin.

Emiliano Villa? E prisja që E.Vila të bënte këtë rikthim, pasi është një lojtar fantastik dhe i di kapacitetin e tij.

Gen kampioni? Pavarësisht se çfarë pozitash kemi, por iu kam thënë djemve që jemi më mirë se në ndeshjen e parë që kemi fituar ndaj tyre në fillim. E.Vila. Nuk dua të përmend emra, pasi të gjithë lojtarët bënë maksimumin.

Gruda dhe kartoni i kuq? Normalisht më dhemb që doli me të kuq, pais kemi ndeshje shumë të forta. Kamm dyyhsimet te kaertoni i verdhë i pari. Gruda është një lojtarë që e kam marr te Shënkolli. E kisha parë te të rintjë e Vllazninsë dhe çuditërisht Vllaznia nuk e mori. E them me gojën plot se ëhstë një nga lojtarët më të mirë që luajnë në shqipëri.

Luajtët me 5, pse ndrysho Martini, është strategji? Normalisht se un ëmundohet të bëj më të mirën. Pasi studioj kundërshtarin shikoj edhe skemën që duhet të hedh në fushë.

Nëse do ishit trajner i Teutës që në verë, mendoni që do ishit pretendent për titull? Jam i sigurt që do të ishim më lart se tani, por futbolli ka momente “Jo”. Megjithatë jam i kqnaqur për atë që po bëjmë. Zoti i ruajtë djemtë nga dëmtimet.

Dueli me Vllazninë, do të hakmerreni? Në fakt ndeshja me Kukësin është e radhës, ndaj shikoj këtë ndeshje".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga