Teuta fitoi 1-0 ndaj KAstriotit në “Niko Dovana”. Një fitore që i siguron matematiksisht mbijetesë ndërsa është 1 ppikë larg vendit të 4-të në kampionat.
Për “Oversport” Edi Martini do të theksonte se:
Fitorja? Unë jam shumë i lumtur për lojtarët që dhanë maksimumin në fushë. Kishin shumë stres në këtë sfidë dhe ishin shumë të garkuar psikologjikisht. Unë u tremba në fakt në këtë sfidë, pasi futbollit është i paparashikueshëm. Bravo djemve për këtë fitore.
Europa? Kur erdha në Durrës ekipi ishte ne vend të fundit dhe objetkiti ishte të mos binim nga kategoria dhe për Europën nuk kemi folur. I vetmi objektiv ishte Kupa, por bravo djemve për lojën që kanë bërë. Duam të kapim tashmë Europën, pasi mundesitë i kemi. Dy ndeshje shumë të vështira na presin.