
Tirana nuk ka mundur t'I bëjë dhuratë trajnerit Nevil Dede në 46 vjetorin e lindjes. Bardheblutë kanë barazuar 0-0 me Bylis në transfertë, në një ndeshje që përtej rasteve të pakta u vendos nga një terren I rënduar. Kanë qenë shtatë kartona të verdhë dhe një I kuq, në një ndeshje që më shumë shfaqi vetitë fizike se ato teknike të 22 futbollistëve në fushë.
Pjesa e parë ka qenë me raste sporadike, teksa një e djathtë e Ujkës e ndalur nga Bekaj në dy kohë veçohet. Edhe në pjesën e dytë skuadrat tentuan ta zgjidhnin me gjuajtje nga distanca, me Danso që "tradhtoi" të tijtë duke dalë me karton të kuq. Një rast I dyshimtë në zonë, ndërsa vendasit pretendojnë për penallti. 0-0 dhe sërish Tirana nuk po del në lojën e mirë dhe rezultatet e pritshme. Bylis edhe njëherë tregoi se në shtëpinë e vet është kundërshtar i vështirë.
Për Gol pas Goli, Marsel Ismajlgeci tha:
Vendosja 3-4-3, kjo skemë të pëlqen?
Më pëlqen më shumë kjo skemë sepse duhet të lëvizësh më shumë për të qenë para portës. Sot kemi qenë më mirë, kemi sulmuar. Na mungon një sulmues që di të shënojë dhe të na japë fitoren.
Kartonat e kuq te Tirana, çfarë nervozizmi ka? Për mua ishte I drejtë kartoni, Torassa dhe Danso gjykojeni vetë. Është problemi I rezultateve dhe nëse nuk fitojmë bëjmë këto që bëjmë.
12 pikë larg kreut? Po presim merkaton dhe do afrohemi, ne nuk dorëzohemi.
Merkato dhe Dinamo Zagreb? Jam I fokusuar te Tirana.