
Moto GP kthehet për provat zyrtare të Çmimit të Madh të Gjermanisë. Marc Marquez, piloti spanjoll ka regjistruar "pole position" numër 7 në karrierën e tij në pistën e Schernring. Spanjolli i mbylli provat me kohën 1'21''160, duke lënë pas Hector Barbera dhe Valentino Rosin.
Nuk ka qenë dita më e mirë për Jorge Lorenzo, i cili piloton me Yamaha, ndërsa doli nga pista duke regjistruar vendin e 11-të. Nëse nuk do të kishte gabuar, Lorenzo do të regjistronte xhiron më të shpejtë në sesionin e dytë të provave.
Poll