Ylber Ramadani po shkëlqen në Itali. Mesfushori i Kombëtares bëri hapin e madh në merkaton e verës duke u tranasferuar nga Aberdeen te Lecce që paguan 1.2 milionë euro në arkat e skocezëve.
Teksa është mbyllur faza e parë e Serie A, mund të thuhet me plot gojë që 6-mujori i tij i parë është një sukses. Në 18 ndeshje të luajtura, 27-vjeçari e ka nisur si titullar në 17 prej trye duke qenë një nga protagonistët absolut për ekipin e tij.
Faqja e të dhënave të lojtarëve, Transfermarkt, ka publikuar disa statistika dhe ndër to është edhe formacioni me 11 lojtarët që kanë vrapuar më shumë në fazën e parë. Ylber Ramadani është një nga këto me ish-in e Partizanit që ka përshkruar plot 12.063 kilometra, i dyti në Itali pas Ferguson të Bolognas me 12.341 km.
Ylber Ramadani, një maratonomak i vërtetë.