Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Marash Kumbulla iu nënshtrohet vizitave mjekësore, gati firma me Sassuolon

Shkruar nga NEWSPORT
Marash Kumbulla iu nënshtrohet vizitave mjekësore, gati firma me

Marash Kumbula do të ndryshojë ambient në orët e ardhshme, me mbrojtësin e kombëtares shqiptare që largohet nga Roma, por do të mbetet në Serie A.

23-vjeçari po kalon në formë huazimi te skuadra e Sassuolos, teksa ditën e sotme po u nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën deri në fund të këtij sezoni. Në këtë mënyrë Kumbulla do të bëhet shok ekipi me Nedim Bajramin.

Talenti i kuqezi do të kërkojë sa më shumë minuta te skuadra e Sassuolos në mënyrë që të fitojë edhe formën e tij më të mirë për të qenë gati për ndeshjet e kombëtares në Euro 2024. Aktualisht mbrojtësi vjen pas një dëmtimi dhe në këtë sezon nuk ka luajtur asnjë minutë në kampionat.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga