
Skënderbeu barazoi 1-1 me Laçin në ndeshjen e vlefshme ëpr javëne e 29-të të Kategorisë Superiore. Në intervistën pas ndeshjes, trajneri i korçaëve foli për objektivat e skaudrës, por edhe disa lojatrë specifik si Mara. Diçka u tha edhe për faktin që pas shumë ndeshjesh Skënderbeu ndalet.
''Është konstatim shumë i drejtë, pasi e nisëm ndeshjen me një gabim dhe një penallti në favor të kundërshtarit. Ramë nën presionin e rezultatit që në fillim të lojës dhe vuajtëm në manovër, pasi na mungonin edhe qendrat e mbrojtjes si Pollozhani dhe Jashanica, ndërsa spostimet nuk na rezultuan shumë të mira. Gjithsesi dua të evidentoj karakterin e këtyre djemve, që treguan se kanë mentalitet fituesi, pasi nuk u dorëzuan deri në fund, duke dominuar lojën dhe shënuar golin e barazimit. Mendoj që sot na mungon një penallti, por arbitri nuk e akordoi.
Ashtu siç erdhi loja, me Laçin që mbrohej në 1/3-ën e fushës së tij, ishte e vështirë të konkretizoje me shumë raste. Duhej të qarkullonim dendur dhe të manovronim ngadalë, për t'u afruar në zonën kundërshtare, por pa prishur ekuilibrin mbrapa, për të mos u kapur në kundërsulm. Kur mendon ndërrimet është thikë me dy presa, pasi një gol i dytë i pësuar, do të na nxirrte tërësisht jashtë loje, ndaj ndonjëherë duhet të tregohesh i kujdesshëm., për më tepër, dihet që Laçi del shumë mirë në kundërsulm dhe e bën mjaft mirë këtë pjesë të lojës
Ai është një nga lojtarët më të talentuar që kemi ne në akademinë tonë dhe nuk është i ri, pasi i kemi dhënë shpesh hapësira në fushë. Të gjithë po presim që ai të bëjë atë hapin e madh dhe të pozicionohen aty ku ka aftësitë e tij, pasi ka gjithë mbështetjen time dhe të klubit '' - shprehet Daja.